spot_img
spot_img
Monday, March 2, 2026
spot_img
spot_img

Dy të rinj mitrovicas humbin jetën në një aksident trafiku në Itali

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të premten në Milano të Italisë.

Kështu raporton “Mitropol”, sipas të cilës jetën e kanë humbur dy të rinj nga Mitrovica.

Sipas informacioneve fillestare aksidenti ka ndodhur të premtën, kur automjeti me të cilin po udhëtonin viktimat është përfshirë në një përplasje.

Si pasojë e aksidentit, dy të rinjtë nga Mitrovica kanë pësuar lëndime fatale dhe nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve. Familjet e viktimave janë njoftuar sot për aksidentin fatal.

Rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende nën hetim nga autoritetet kompetente italiane, të cilat po punojnë për të sqaruar shkakun që çoi në tragjedi.

Mitropol posedon identitetin e viktimave, mirëpo për shkaqe etike emrat e tyre nuk po publikohen për momentin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit