Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ndodhi në lagjen “Veternik” në Prishtinë.
Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në aksident ishte e përfshirë një veturë.
Ahmeti tha se të lënduarit janë ngasësi i automjetit dhe një pasagjer.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi: “Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona (ngasësi dhe pasagjeri që ishin në automjet). Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.









