Dy persona janë plagosur sot në Ferizaj pas të shtënave me armë në rrugën “Driton Islami”.
Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, tha se dy personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Me datën 10.04.2026, rreth orës 22:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Sipas informatave të para, dyshohet se dy persona janë plagosur, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor. Për detaje të tjera do të njoftoheni me raport vijues“, konfirmoi Veseli.









