Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka procesuar 47 për qind të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Në listën garuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës gjendeshin edhe afro 10 kandidatë për deputetë që i kishte marrë me vete Vjosa Osmani, pasi kishte njoftuar se do t’i bashkohej këtij subjekti politik për zgjedhje.
Megjithatë, vetëm dy nga dhjetë kandidatë gjenden në “20-shen” e LDK’së. Kujtojmë se LDK-ja me rezultatin zgjedhor të deritanishëm i ka të siguruara 20 mandate.
Kandidatja për deputete Albena Reshitaj radhitet e 15-ta me 7,336 vota, ndërkaq Jeta Statovci e 20-ta me 5,637 vota, nga sa janë numëruar deri më tani.
Rezultati i plotë i kandidatëve që i solli Vjosa Osmani në listën e LDK-së është si vijon:
- Albena Reshitaj 7,336 vota
- Jeta Statovci 5,637 vota
- Fahrije Hoti 4,442 vota
- Haxhi Avdyli 2,696 vota
- Bardhyl Hasanpapaj 2,322 vota
- Burim Meta 2,299 vota
- Besim Kodra 1,454 vota
- Arjeta Musliu 1,413 vota
- Brikena Muharremi, 880 vota
- Visar Xani 507 vota










