spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Dy kosovarë mes të dyshuarve për dhunimin e një 28-vjeçareje në Split

Gjykata e Qarkut në Split të enjten ka caktuar një muaj paraburgim për tre shtetas britanikë, dy prej të cilëve me origjinë nga Kosova, të dyshuar për dhunimin e një vajze 28-vjeçare në një hotel në qytetin bregdetar kroat.

Tre miqtë dyshohet se të martën në orët e hershme të mëngjesit, mes orës 5:00 dhe 7:30, e kryen aktin në një dhomë hoteli pranë bregdetit.

“Viktima ka raportuar rastin menjëherë në polici, e cila ka arritur ta ndalojë njërin nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar më vonë dhe janë shoqëruar për hetime penale”, ka njoftuar policia kroate, transmeton “Index”.

Gjykata ka urdhëruar masën e paraburgimit për të tre të dyshuarit për shkak të rrezikut të ikjes. Ata akuzohen për një vepër të rëndë penale kundër lirisë seksuale.

Sipas Kodit Penal kroat, kjo vepër e rëndë dënohet me burg prej së paku gjashtë muaj deri në dhjetë vjet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit