Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan

Dy këmbësorë janë goditur nga një veturë gjatë ditës së sotme në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.


Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka dhënë detaje edhe për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Sipas tij, ata janë jashtë rrezikut për jetën. “Kanë marrë tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal, nuk kanë lëndime serioze. Pas marrjes së trajtimit janë liruar në shtëpi”, deklaroi Gashi.


Ai shtoi se rasti është duke u hetuar, ndërsa vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga hetuesit rajonalë të aksidenteve.

Insajderi mëson se personat e lënduar janë familjarë mes vete.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit