spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Dy akademi, një figurë historike: 20 vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës, Osmani dhe LDK nderojnë veprën e tij ndaras

Liderë politikë dhe përfaqësues të shteteve mike të Kosovës kanë bërë sot homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij. Ndër ata që nderuan figurën e Rugovës ishte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), parti që dikur udhëhiqej nga vetë ai. Po ashtu, respektet e tyre i dhanë edhe ambasadorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Homazhe bëri edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Përveç homazheve, gjatë ditës u organizuan edhe dy akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së ish-presidentit Rugova.

Akademia e parë u mbajt nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo akademi përkujtimore u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe në të morën pjesë anëtarë të shumtë të partisë. Të pranishëm ishin edhe anëtarë të familjes Rugova.

Akademia e dytë përkujtimore u organizua nga presidentja Vjosa Osmani, nën përkujdesjen e saj. Osmani, e cila dikur kishte qenë pjesë e LDK-së, mblodhi në këtë akademi familjen Rugova, si dhe figura të tjera institucionale e politike, ndër ta ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit