Dy 18-vjeçarë nga Kosova kapen duke vjedhur në një pompë derivatesh në Lezhë – tentuan të arratiseshin drejt Malit të Zi

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar dy të rinj nga Kosova, të dyshuar për vjedhje në një pompë të derivateve në qytetin e Lezhës.

Të arrestuarit janë identifikuar si A.S dhe T.I, të dy 18 vjeç, të cilët sipas policisë u kapën në flagrancë.

Pamjet nga momenti i vjedhjes u publikuan nga Policia e Shtetit, ndërsa të dyshuarit po përpiqeshin të largoheshin nga Shqipëria me veturë, duke shkuar drejt Malit të Zi në momentin kur u lokalizuan dhe u ndaluan nga forcat e rendit.

Hetimet janë në zhvillim dhe të dyshuarit pritet të përballen me drejtësinë shqiptare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit