“Dushi në errësirë” është një trend i ri në rrjete sociale që nënkupton bërjen e dushit me drita të fikura ose të zbehura para gjumit, me qëllim relaksimin dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.
Ekspertët thonë se një dush i ngrohtë ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, ndërsa errësira stimulon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.
Megjithatë, specialistët theksojnë se kjo metodë nuk është zgjidhje për çrregullime serioze të gjumit dhe duhet të kombinohet me zakone të shëndetshme si orari i rregullt dhe shmangia e dritave të forta para gjumit.










