Dushi flet për krizën në LDK: Edhe nëse Abdixhiku mbetet kryetar, përçarje nuk do të ketë

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se zhvillimet e fundit brenda partisë nuk kanë për qëllim përçarjen, por forcimin dhe zhvillimin e saj.

Dushi tha se askush brenda LDK-së nuk është i gatshëm të largohet nga partia, pavarësisht procesit të nisur për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

I pyetur nëse mund të ketë ndarje brenda LDK-së në rast se Lumir Abdixhiku mbetet në krye të partisë, Dushi e hodhi poshtë një mundësi të tillë.


“Jo, në asnjë mënyrë. Nuk është kjo ideja dhe nuk është ky qëllimi. Qëllimi është rritja dhe zhvillimi i LDK-së dhe në asnjë mënyrë ndarja apo zvogëlimi i saj. Përçarje nuk mund të ketë në LDK dhe nuk do të ketë”, ka deklaruar Dushi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit