Durmishi: Ndjehem i turpëruar nga deklarata e deputetit Fatos Geci

Hysen Durmishi, ish-zëvendësministri i Infrastrukturës, i cili është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, është distancuar nga deklarata e deputetit të grupit parlamentar të kësaj partie, Fatos Gecit.


Durmishi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se ndjehet i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci.

“Unë ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci! Lufta jonë ishte e pastër dhe çlirimtare! UÇK është vlera më e lartë e kombit tonë“, ka shkruar Durmishi.

Reagimi i tij vjen pas seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci u shpreh se uron që ish-presidentin, Hashim Thaçi, “ta përcjellë i njëjti fat” sikurse ai i Naim Murselit, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.

“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat“, deklaroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit