“Duke i evidentuar të rënët”- Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe ish-gjeneral i UÇK’së, ka publikuar pamje të incizuara menjëherë pas Masakrës së Rezallës.

Lushtaku pamjet i ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, ku thotë se pjesëtarët e UÇK’së menjëherë pas masakrës evidentonin viktimat. Ai publikoi këto pamje në përvjetorin e Masakrës së Rezallës.

“Pamje menjëherë pas masakrës së Rezallës, në të cilën flet dhimbja por edhe e vërteta. Mes emrave të trupave të pajetë, me zë të rënduar, evidentonim një nga një të rënët, që të mos harrohen kurrë”, thuhet në postim.

“Krah meje qëndronin bashkëluftëtarët Malush Ahmeti, Ilaz Dërguti, Liman Musliu, Ahmet Zabeli, Jeset Lushtaku, Avni Zabeli, Zekë Zabeli e shumë të tjerë, të vendosur përballë regjimit kriminal serb dhe të betuar për lirinë e Kosovës”, vijon shkrimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit