Skuadra e Dukagjinit ka njoftuar të premten mbrëma se mbrojtësi ukrainas, Artur Shamrov, ka nënshkruar me klubin për edicionin 2025/26 në Superligën e Kosovës.
Shamrov, i cili së fundmi ishte pjesë e grupmoshës U23 të skuadrës portugeze Estrela Amadora, do të jetë pjesë e Dukagjinit për këtë edicion. 21-vjeçari ka pasur gjithashtu eksperiencë në futbollin ukrainas, duke luajtur për skuadrat Metalist dhe Arena Kharkiv.
Në një postim në rrjetet sociale, Dukagjini shkruan: “Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Artur Shamrov është anëtari më i ri i familjes sonë. Artur Shamrov është me ne në fazën përgatitore, teksa do të jetë gati për të ofruar maksimumin në arritjen e objektivave të përbashkëta. Mirë se vjen, Artur!”.






