Dueli i zjarrtë Muriqi – Hancko në fokusin e FIFA-s

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka prezantuar disa duele individuale që priten të jenë vendimtare në gjysmëfinalet e plejofit evropian për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Prej ndeshjes Sllovaki – Kosovë, FIFA ka veçuar duelin mes sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi, dhe mbrojtësit sllovak, David Hancko.

Hancko luan për Atletico Madridin dhe të hënën u shpall lojtari më i mirë i Sllovakisë për vitin 2025. “Mbrojtësi sllovak ka pasur një edicion të parë mbresëlënës tek Atletico Madridi. Ai krenohet me kujdes të shkëlqyer taktik dhe qetësi kur e ka topin, ndërsa mund të luajë me sukses si mbrojtës i qendrës dhe mbrojtës i majtë. Ai do të ketë shumë punë me sulmuesin e zjarrtë të Kosovës, Muriqin. Muriqi po ashtu luan në La Liga dhe ka pasur formë të shkëlqyer te Mallorca. Ka shënuar 18 gola në elitën spanjolle, shifër që është kaluar vetëm nga Kylian Mbappe”, ka shkruar FIFA.

Nga ndeshja Poloni – Shqipëri, FIFA ka veçuar duelin mes Robert Lewandowskit dhe Berat Gjimshitit, si një duel kyç për rrjedhën e takimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit