spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Duda Balje reagon për kandidaturën e motrës së Donika Kadajt në listën e Vakatit: Sulm…

Ish deputetja boshnjake Duda Balje ka reaguar ashpër ndaj kandidaturës së Ena Kadës, motra e Donika Kadaj-Bujupit, në listën zgjedhore të partisë boshnjake Vakat, duke e cilësuar këtë veprim si një tjetër tentim për keqpërdorim të vendeve të rezervuara për komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

Sipas Baljes, kandidimi i personave që nuk kanë asnjë lidhje me komunitetin boshnjak përfaqëson një “praktikë të rrezikshme”, e cila po cenon përfaqësimin e vërtetë politik të boshnjakëve.

“Prej vitesh po shohim të njëjtën praktikë: Vakat, në vend se të ndërtojë besim brenda komunitetit boshnjak, mandatet e veta i mbështet në vota nga mjediset serbe, shpesh pa asnjë lidhje me boshnjakët,” thekson Balje në reagimin e saj.

Ajo pretendon se, në vend që vendet e rezervuara të shërbejnë si mekanizëm mbrojtës i identitetit dhe interesave politike të boshnjakëve në Kosovë, ato po shndërrohen në mjet për “tregti politike dhe kalkulime personale”.

Balje paralajmëron se kandidatura e Ena Kadës në listën e Vakat është shembulli më i ri i kësaj tendence:
“Sot po e shohim të njëjtin model – kandidatura të personave që nuk kanë asnjë lidhje me komunitetin boshnjak, të vendosur në një listë që formalisht pretendon se përfaqëson boshnjakët.”

Ajo thotë se ky veprim krijon hapësirë që “qendra të jashtme politike”, përmes partive boshnjake, të ndikojnë në mandatet që u takojnë komunitetit.

Sipas Baljes, partia Vakat “po rrezikon sërish zërin politik të boshnjakëve për interesat e veta”, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e vendeve të rezervuara dhe përfaqësimin e drejtë të komunitetit boshnjak.

Deputetja u ka bërë thirrje boshnjakëve të reagojnë me vendosmëri:
“Kjo nuk është goditje ndaj individëve – kjo është sulm ndaj institucioneve, ndaj të drejtës sonë për përfaqësim legjitim dhe ndaj dinjitetit të boshnjakëve në Kosovë,” theksoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit