spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

“Dua të më pranojnë si jam…”, mesazhi i fundit i 17-vjeçares që i dha fund jetës; zbulohet ditari i Irsës

Një 17-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj pak ditë më parë, ndërsa Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë.

Vajza Irsa M. qëndronte e vetme në bankën e parë të klasës së 10-të C, në shkollën e mesme “Siri Shapllo”.

Sipas raportimeve ajo nuk kishte shoqëri dhe qëndronte e mbyllur. Shoqja e saj e ngushtë ishte transferuar disa muaj më parë në një tjetër gjimnaz të Gjirokastres.

Adoleshentja mbante një ditar të shkurtër në telefonin e saj, ku shkruante kryesisht në gjuhën angleze. Në ato pak rreshta shprehte shqetësimin për mospranimin në shoqëri.

“Dua që shoqëria të më pranojë kështu si jam. Ndryshe do detyrohem te ndërroj shoqëri. Nuk dua te me paragjykojnë për veshjen dhe sjelljen time. Unë jam kjo që jam!”, ishte shënimi i gjetur në telefonin e vajzës raporton shqiptarja.com.

Telefoni bashkë me këto shënime është sekuestruar si prove nga Prokuroria e Gjirokastrës e cila dyshon se bullizmi në shkollë e çoi drejt vetëvrasjes 17-vjecaren.

Burime nga prokuroria thanë se janë pyetur nxënës, mësues, psikologë dhe të gjithe kane mohuar faktin që Irsa të ketë rënë pre e bullizmit. Megjithatë prokuroria sot pritet te marrë dëshminë e dy vajzave te tjera, shoqet së ndjerës të cilat mund te hedhin drite mbi shkaqet e vetëvrasjes.

Ndërsa të tjera burime thanë se adoleshentja që u var me litar në banesë ishte besimtare praktikante që gjithnjë ndizte qirinj në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Një besimtare në kushte konfidenciale tha se të hënën, 10 shkurt, kur i dha fund jetës, Irsa Muçollari kishte ndezur tre qirinjtë e fundit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit