Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit disa foto dhe video nga festimet e Krishtlindjeve, duke treguar momente të ndryshme nga atmosfera familjare në shtëpinë e saj.
Këngëtarja shqiptare duket e përqendruar te dashuria dhe qetësia e këtyre ditëve, larg angazhimeve profesionale.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(749x0:751x2):format(webp)/dua-lipa-callum-turner-christmas-122625-3-612cedfd3cfa4ba99d7044ea4b1d800b.jpg)
Në disa prej imazheve, ajo shfaqet duke gatuar, në të tjera duke pozuar pranë tryezës festive, si edhe në shoqërinë e familjarëve dhe partnerit të saj.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(749x0:751x2):format(webp)/dua-lipa-callum-turner-christmas-122625-2-bb740277e364481296e69bbfeacc8689.jpg)
Dua Lipa ka ndarë gjithashtu momente nga darka e Krishtlindjes, përfshirë pamje të gatimeve, të cilat duket se i ka përgatitur vetë.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(749x0:751x2):format(webp)/dua-lipa-callum-turner-christmas-122625-5-e7240f41ea90470f92c91c8e44a33828.jpg)
Në përshkrimin që shoqëron fotot, këngëtarja shkruan: “Gjithçka ka të bëjë me dashurinë… dhe këtë vit kam shkëlqyer në gatim”, për të shtuar më pas: “GËZUAR FESTAT TË GJITHËVE!! JU DËRGOJ SHUMË DASHURI!!!!! ”








