spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Dua Lipa ka shkëlqyer në Francë me paraqitje magjepsëse në turneun “Radical Optimism”

Dua Lipa ka mahnitur fansat e saj francezë gjatë një performance të zjarrtë në kuadër të turneut botëror “Radical Optimism”.

Këngëtarja 29-vjeçare shkëlqeu në skenë me një kostum të zi me shkëlqim, geta rrjetë dhe doreza lëkure, duke treguar energjinë dhe lëvizjet e saj karakteristike.

Pamja e saj u plotësua me një sërë bizhuterish dhe, në një moment gjatë koncertit, ajo veshi një pallto të gjatë me gëzof, duke e bërë paraqitjen edhe më elegante.

Siç shkruan DailyMail, performanca e Dua Lipës në Francë u prit me ovacione dhe brohoritje nga publiku, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop në botë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit