Dua Lipa, një prej yjeve më të ndritshëm të muzikës botërore, ka treguar sërish se fama dhe suksesi nuk i kanë ndryshuar natyrën.
Këngëtarja me origjinë shqiptare u fotografua ditën e martë duke mbërritur në Londër, pas një serie pushimesh luksoze jashtë vendit, shkruan DailyMail.
Dua nuk u pa duke zbritur nga ndonjë avion privat apo limuzinë luksoze, por duke dalë nga një tren lokal, me një pamje të thjeshtë, por mjaft elegante.








