spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Drogë në Gjermani dhe sherr në Tiranë, zbardhen dy pistat kryesore për vrasjen e Renis Dobrës

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabre e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë në Liqenin e Shkopetit.

Bëhet me dije se aktualisht po hetohet në dy pista kryesore që lidhen me të shkuarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Sipas të dhënave të para, Dobra kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman, ku mësohet se ka qëndruar për një periudhë kohe në burg.

Pikërisht kjo e kaluar, sipas hetuesve, po shihet si një element kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit të krimit.

Pista tjetër e hetimit lidhet me dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për të verifikuar nëse viktima ka pasur konflikte të hapura me persona të lidhur me këtë aktivitet, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit