Droga edhe gjatë ndeshjes Malisheva–Vushtrria – Policia kap 25-vjeçarin me marihuanë, ai e hedh substancën sapo i sheh policët

Një ndeshje futbolli mes FC Malishevës dhe FC Vushtrrisë është shoqëruar edhe me një incident me narkotikë, pasi një i ri është hasur nga Policia duke dyshuar se po konsumonte marihuanë. Në momentin kur ka vërejtur zyrtarët policorë, ai dyshohet se e ka hedhur substancën.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 14:30, në rrugën “Habib Zogaj” në Malishevë, gjatë kohës kur po zhvillohej ndeshja e futbollit ndërmjet dy skuadrave.

Gjatë angazhimit në terren, pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Gjakova kanë hasur një person të dyshuar duke përdorur substancë narkotike.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për Rijad Halilin rreth vjeçar , i cili, sapo ka vërejtur Policinë, dyshohet se e ka hedhur marihuanën që kishte me vete.

I riu është ndaluar nga zyrtarët policorë dhe, sipas informatave fillestare, ka pranuar se është përdorues i substancave narkotike.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas veprimeve policore, Rijad Halili është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit