Emërimi i Kryesisë së re të LDK-së muajin e kaluar nga Lumir Abixhiku dhe rikthimi i Vjosa Osmanit në këtë partie, përveç përkrahjes të pjesa më e madhe e partisë, është përcjellë edhe me pakënaqësi.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku u nominua Vjosa Osmani për presidente e Lumir Abdixhiku për kryeministër, munguan disa prej figurave eminente të partisë, një pjesë e të cilave nuk morën pjesë dje as në tubimin e bashkimit të kësaj partie.
Veriu.info mëson se disa prej figurave të kësaj partie që janë të pakënaqura me këtë proces nuk do të garojnë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Burimet bëjnë të ditur se ish deputeti Driton Selmanaj nuk do të rikandidojë për deputet.
Ndryshe, Driton Selmanaj është kryetar i degës së LDK-së në Prizren.









