“Dritë për Komunat” – slogani i AAK-së për zgjedhjet lokale

“Dritë për Komunat” është slogani i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK) për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se slogani është aprovuar sot në mbledhjen e Kryesisë së partisë. Partia do të garojë me numrin 174 në zgjedhjet lokale.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës, bashkë me kryetarët e degëve, aprovuam sloganin për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit: ‘Dritë për Komunat’. Ky do të jetë mesazhi që do të na udhëheqë drejt fitores. Në këtë frymë u caktuan edhe oraret e tubimeve zgjedhore nëpër komuna, duke u përgatitur për një fushatë gjithëpërfshirëse dhe fituese. Po ashtu, u zhvillua një diskutim i gjerë mbi zhvillimet politike në vend dhe rrugën që kemi përpara. Me numrin 174, Aleanca do të sjellë dritë e zhvillim për secilën komunë të vendit!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit