spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Drita “ndriçon” edhe në Luksemburg, kampionët e Kosovës bëjnë historinë dhe prekin për herë të parë grupet e Ligës së Konferencës

Drita ka shkruar sonte historinë, pasi është kualifikuar për herë të parë në grupet e Ligës së Konferencës. “Intelektualët” eliminuan në “play-off” luksemburgasit e Diferdanzh, duke fituar ndeshjen e parë 2-1 dhe në ndeshjen e kthimit 0-1, pra me rezultat të përgjithshëm në të dy sfidat 3-1.

Përsa i përket takimit të sotëm, vendasit mbetën me 10 lojtarë që në minutën e tretë, pasi Buh u ndëshkua direkt me karton të kuq, për një ndërhyrje të gabuar ndaj lojtarit të Dritës. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në minutën e 61, Drita gjeti avantazhin falë penalltisë së ekzekutuar saktë nga Besnik Krasniqi.

Pas Ballkanit në sezonin 2023-2024 që drejtohej nga Ilir Daja, Drita është ekipi i dytë i Kosovës që arrin të kualifikohet në Ligën e Konferencës. Një sukses mëse i merituar për ekipin e drejtuar nga Zekirija Ramadani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit