Drejtoresha e Bali Muharremajt në Suharekë akuzohet për blerje votash – i përfshirë edhe burri i saj

Drejtoresha e Kulturës në Suharekë, Albulena Kokollari, e cila ishte gjithashtu kandidate për asamble komunale në zgjedhjet e 12 tetorit, po akuzohet për përfshirje në blerje votash. Në këtë rast, dyshohet se është i përfshirë edhe bashkëshorti i saj, për të cilin pretendohet se ekziston një video ku shihet duke paguar deri në 120 euro për një votë.

Kandidati për kryetar të Suharekës nga Lidhja Demokratike e Kosovës Ardian Shala, ka akuzuar zyrtarë të komunës, përfshirë edhe drejtoreshën e Kulturës, për përfshirje në blerje votash gjatë zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Sipas Shalës, disa nga drejtorët e kabinetit të kryetarit aktual, Bali Muharremaj, janë angazhuar në aktivitete të paligjshme për të siguruar vota në favor të tij.

Konkretisht, Shala ngriti dyshime se bashkëshorti i Drejtoreshës së Kulturës Albulena Kokollari, e cila ishte edhe kandidate për asamble ka blerë vota.

“Po flitet për burrin e drejtoreshës së Kulturës se në një farë forme krejt këta drejtorat e tij kanë blerë vota. Kanë hyrë në asamble duke blerë vota. Qytetarët këtë e dinë,” ka deklaruar Shala gjatë debatit televiziv në RTK, ku u përball me Muharremajn.

Dy persona të ndaluar për blerje votash

Gazeta ka verifikuar se më 12 tetor, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Suharekë nën dyshimin për “dhënie ose marrje ryshfeti në lidhje me votimet”.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se vota ishte blerë për shumën prej 120 eurosh.

“Prizren / 12.10.2025 – N.N. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri në cilësinë e dhënësit dhe tjetri të marrësit të një shume prej 120 euro, në mënyrë që të votohet personi i caktuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin zyrtar të policisë.

Insajderi po ashtu ka adresuar pyetje edhe tek Prokuroria Themelore e Prizrenit për të marr detaje nëse personi i ndaluar është bashkëshorti i Drejtoreshës së Kulturës, por deri në publikimin e shkrimit nuk kanë kthyer përgjigje.

Pamje që pretendohet se dëshmojnë blerjen e votave

Një medium lokal, “Suhareka Online”, ka raportuar se ka siguruar materiale audio dhe video që, sipas tyre, dëshmojnë rastin e blerjes së votave.

“Suhareka Online ka siguruar audio dhe video-incizime të cilat do të publikohen së shpejti, ku shihet personi duke paguar për vota – që në këtë rast është i afërm i një kandidate për asamble komunale. Sipas dëshmive që ka siguruar redaksia, rasti ka ndodhur në njërin nga restorantet në periferi të fshatit Vraniq, ku blerësi i votave është filmuar duke i dhënë paratë nën tavolinë në këmbim të votave të dëshmuara me foto/video,” citohet të ketë shkruar mediumi lokal.

Drejtoresha hesht ndaj akuzave

Gazeta ka kontaktuar drejtoreshën e Kulturës në Suharekë, Albulena Kokollari, për të marrë qëndrimin e saj lidhur me akuzat. Megjithëse ajo i ka parë pyetjet e dërguara, nuk ka pranuar të japë asnjë koment.

Kokollari ishte kandidate për asamble komunale nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe, sipas rezultateve të publikuara, ka siguruar votat e nevojshme për të hyrë në Asamble.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit