“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë e tij, Sami Lushtakun dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Drenica 1”.


Përmes një postimi, ai e cilësoi vendimin si një drejtësi të vonuar, duke theksuar se procesi gjyqësor kishte zgjatur më shumë se 13 vjet.

“DREJTËSI E VONUAR! Sot, Sami Lushtaku u lirua nga të gjitha pikat e aktakuzës në rastin ‘Drenica 1’, pas një procesi që zgjati mbi 13 vite”, shkroi ai në Facebook.

Më tej, Lushtaku uroi që edhe ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë dhe në procese gjyqësore të stërzgjatura, të lirohen sa më parë.

“Uroj që të gjithë çlirimtarët, të cilët po mbahen padrejtësisht në paraburgim dhe në procese gjyqësore të tejzgjatura, të lirohen sa më parë”, përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit