Drecun nga Serbia: Në Hagë po gjykohet UÇK-ja, kemi ofruar dëshmi se është ndërmarrje e përbashkët kriminale

Kryetari i Komisionit Parlamentar të ashtuquajtur për Kosovë dhe Metohi, ish-gazetari famëkeq serb,Millovan Dreçun, ka thënë se “e gjithë UÇK-ja është në Hagë”.

Ai shtoi se pala serbe ka dhënë një kontribut vendimtar për të dëshmuar se kishte një ndërmarrje të përbashkët kriminale te UÇK-ja, pra se UÇK-ja ishte e organizuar në mënyrë hierarkike, përcjell Kosovo-Online.

Drecun shtoi se ishin mbledhur më shumë se 30 mijë dokumente me prova dhe qindra dëshmi të ndryshme.

“Ka edhe prova të mbledhura nga grupi punues që kam formuar dhe i cili ka punuar për gjashtë vjet për të mbledhur prova dhe fakte,” – u shpreh deputeti serb.

Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së po akuzoheshin si për faj individual ashtu edhe për ndërmarrje të përbashkët kriminale.

“Sado që mundohen të thonë se ky nuk është gjykim i UÇK-së, në fakt është gjykim i UÇK-së sepse po flasim për një ndërmarrje të përbashkët kriminale…” – vazhdoi argumentet e tij Drecun.

Ai u shpre hse kishin pasur bashkëpunim të mirë me Prokurorinë e Gjykatës Speciale.

“Kemi identifikuar 159 paraburgime, gjashtë prej të cilave në Shqipëri dhe e kemi ofruar gjithë dokumentacionin për këtë gjë. Ata kontrolluan dyzet e më shumë vende, dhe aktakuza bazohet në to. Pastaj thanë (nga Prokuroria Speciale) se krimet do të lidheshin lehtë përmes atyre paraburgimeve,” – u shpreh z. Drecun.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit