Skocia do të kualifikohet direkt në Kupën e Botës, pas fitores në minutat e fundit kundër Danimarkës. Ndeshja e fundit ishte vendimtare që të betonohej vendi i parë që çon direkt në botëror.
Të parët që shënuan ishin skocezët, me golin e Scott McTominay në minutën e katërt.
Nga pika e bardhë në minutën e 57′ shënoi Rasmus Hojlund, për ta barazuar rezultatin. Rezultati baras i konventonte Danimarkës që të kualifikohej direkt në Kupën e Botës.
Vetëm pas pesë minutash, mbrojtësi danez Rasmus Kristensen mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Në minutën e 78′ shënoi Lawrence Shankland, duke kthyer shpresën për skocezët.
Vetëm tre minuta më vonë, Dorgu Pattrick shënon golin e barazimit që i premtonte kualifikimin danezëve.
“Trilleri” i madh i kësaj ndeshje u zhvillua në minutat shtesë. Në minutën e 93 shënoi Kieran Tierny dhe në të 98-ën Kenny McLean.
Ndeshja u mbyll me rezultat 4-2 në të mirë të Skocisë. Falë fitores, Skocia shkoi direkt në Botëror me 13 pikë, teksa Danimarka do të kalojë në ‘play-off’ me 11 pikët e grumbulluara.






