Aeroplani, i cili u nis këtë mëngjes nga qyteti kroat i Dubrovnikut, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Sandro Pertini afër Torinos për shkak të një defekti në motor.
Sipas mediave italiane, avioni Airbus 320 i kompanisë Volotea u nis nga Dubrovniku këtë mëngjes dhe u drejtua për në Lion (Francë), ku duhej të ulej në orën 10:40 të mëngjesit.
Me sa duket, kishte një problem teknik dhe piloti aktivizoi procedurat e emergjencës dhe kërkoi mundësinë e një uljeje të sigurt në pistën Sandro Pertini.
Pas disa minutash, pasagjerët dhe ekuipazhi u ulën në mënyrë të sigurt, dhe zjarrfikësit dhe personeli i nevojshëm ishin tashmë duke pritur në pistë.
Mediat raportojnë se motori u përfshi nga flakët.
Aeroporti u mbyll për trafik për 50 minuta, gjë që ishte e nevojshme për përfundimin e këtij operacioni dhe një ulje të sigurt.
Kompania u kërkoi falje pasagjerëve për shqetësimin dhe tha se siguria si e pasagjerëve ashtu edhe e ekuipazhit është fokusi i punës së tyre.
Duhet të theksohet gjithashtu se pasagjerët vazhduan udhëtimin e tyre për në Francë me autobusë të ofruar nga linja ajrore.






