Marrëdhënia mes këngëtarit të njohur Blero dhe të dashurës së tij, Agneta, duket se po kalon një periudhë të vështirë.
Dyshimet për një krizë të mundshme u shtuan pas një postimi të fundit nga Agneta në “Instastory”, ku ajo publikoi një mesazh të koduar: “S’ke nevojë me i thanë të dua njerit, veç me vepra kallzon e je n’rregull”.
Ky postim u interpretua nga ndjekësit si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Bleros.
Për më tepër, një vëzhgim në rrjetet sociale ka treguar se çifti nuk ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, gjë që ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre.
Kjo mungesë ndjekjeje mund të jetë një tjetër shenjë e përçarjes mes tyre.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo është vetëm një krizë e përkohshme apo një ndarje përfundimtare.







