Shqipëria dhe Kosova kanë siguruar play-off-in.
Përmes Play-off-it synojnë Kampionatin Botëror në futboll.
Dragan Xhajiqi dhe Serbia përmes televizorit do të shikojnë kombëtaren e Shqipërisë dhe të Kosovës.
“Serbia dështoi të kualifikohej për Kupën e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Në duelet me shqiptarët, Serbia fituan vetëm një pikë, dhe kjo ishte në Tiranë kur Gjorgje Petroviq priti penalltinë dhe e mbajti Dragan Stojkoviqin në pozicionin e trajnerit”, shkruan media serbe “Danas”.
“Megjithatë, ne humbëm ndaj Shqipërinë me rezultat 1:0 në Leskovc dhe kjo shënoi largimin përfundimtar të Poksit nga stoli serb”, shkruan më tej.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Xhajiq, vajton ende humbjen nga Shqipëria,
Kjo humbje i dhemb në palcë.
“Ajo ndeshje çoi në ndërrimin e trajnerit, nuk do të kishim reaguar nëse ajo humbje nuk do të kishte ndodhur.
Unë nuk jam pro prerjes së kokave.
Ajo që ndodhi kundër Anglisë ishte e shëmtuar dhe ne meritonim të gjitha kritikat.
Pastaj erdhi ndeshja me Shqipërinë, e di sa e vështirë ishte humbja për kombin, dhe ende më shumë për ne sepse na kushtoi shumë.
Trajneri ka pranuar përgjegjësinë” – tha Xhajiqi për mediumin serb “Sportski Zhurnal”.
Shqipëria përfundoi në vend të dytë në Grupin K me 14 pikë, duke lënë pas serbët me 13 sosh.






