spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Dragan Stojkoviqi për katër arsye do t’i mbajë mend shqiptarët, nga viti 1984 deri më 2025

Dragan Stojkoviqi nuk është më selektor i Serbisë në futboll.

Shkak shqiptarët, ai jep dorëheqje!

Shqiptarët e rrëzuan nga pozita me humbjen që i shkaktuan Serbisë në Leskovc me rezultat 1:0.

Stojkoviqi për tri arsye do t’i mbajë mend shqiptarët!

E para, lidhet në edicionin 1984-1985 kur ishte ushtar në Prishtinë.
Ishte në shërbimin ushtarak të ish Jugosllavisë!

Aty ka stërvitur me gjeneratën e artë të futbollit të Prishtinës, me kapitenin Fadil Vokrri.

E dyta, në pranverën e vitit 1999 doli kundër NATO-s, aleancë e cila e bombardoi Serbinë për gjenocidë ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

E treta, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me Zvicrën, i shkaktuan humbje (3:2) me 2 dhjetor të vitit 2022 në Doha të Katarit, në kuadër të Kampionatit Botëror dhe e eliminuan në fazën e grupit.

Shaqiri shënoi gol, ndërsa Stojkoviqi shau me nënë shqiptarët gjatë ndeshjes ku u dëgjua hapur në ekranet televizive.

E katërta, mbrëmë përjetoi fiaskon më të madhe në karrierën e tij.

Shqipëria e mposhti me rezultat 1:0 Serbinë në Leskovc në kuadër të ndeshjes së Grupit K të kualifikueseve në Kampionatin Botëror.

Sulmuesin Rei Manajn do të mbajë mend gjatë, si djaloshi që e çoi në shtëpi.

Stojkoviqi jep dorëheqje nga posti i selektorit.

Në anën tjetër, shqiptarët tronditën Serbinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit