spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Doruntinë Maloku publikon listën e kandidatëve, bij e bija të themeluesve të

Mes tyre janë fëmijët e Ibrahim Rugovës, Enver Malokut, Xhemail Mustafës dhe të veprimtarëve të vrarë të LDK-së.

Zyrtarja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka publikuar një fotografi ku paraqiten kandidatët e kësaj partie, të cilët janë bij dhe bija të themeluesve dhe veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, disa prej të cilëve janë vrarë gjatë veprimtarisë së tyre politike.

Në ketë fotografi shfaqen disa emra.

Ukë Rugova, djali i ish-Presidentit Ibrahim Rugova;

Doruntinë Maloku, vajza e veprimtarit Enver Maloku;

Besian Mustafa, djali i Xhemail Mustafës;

Shkemb Manaj, djali i Shaban Manajt;

dhe Flamur Bytyci, djali i Ukë Bytycit.

Në postimin e saj, Doruntinë Maloku ka shkruar se kjo fotografi simbolizon vazhdimesinë e vlerave te LDK-së ndër breza.

“Gëzuar 36-vjetorin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo fotografi lidh dy kohë: prindërit tanë, themeluesit e LDK-së, dhe ne sot — si dëshmi se vlerat mbi të cilat u ndërtua kjo parti vazhdojnë, me përgjegjësi dhe përkushtim. Zgjidh shpresën! Zgjidh vlerën dhe traditën!LDK123”, ka shkruar ajo.

Në fund të postimit, Maloku ka bërë thirrje për zgjedhjen e shpresës, vlerës dhe traditës, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagun #LDK123.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit