Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen që ka ndodhur në Debëlldeh të Vitisë

Policia e Kosovës në Gjilan, ka njoftuar se është dorëzuar i dyshuari për vrasje që ka ndodhur më 18 shtator të këtij viti, në fshatin Debëlldeh të Vitisë.

Sipas Policisë, kjo ka ardhur si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore intensive, intervistave, zbatimit të masave të veçanta hetimore si dhe kontrollove të përsëritura në disa lokacione të identifikuara si të mundshme për strehim (fshehje) e të dyshuarit.

“I njëjti që nga ajo kohë deri më sot ka qenë në arrati. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes. Hetimet rreth rastit janë vazhdim e sipër në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit