spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Donald Trump “tregon muskujt”: Kemi ushtrinë më të fortë në planet

Në prag të paradës ushtarake, Donald Trump ka mbërritur në Fort Bragg, Karolina e Veriut, ku u prit me duartrokitje dhe brohorima në një tubim të zjarrtë me mbështetësit e tij. Presidenti amerikan lëshoi një sërë deklaratash patriotike dhe provokuese në prag të një dite që e cilësoi “historike” për Shtetet e Bashkuara.

“E shtuna do të jetë një ditë e madhe në Washington”, deklaroi Trump përballë një turme entuziaste.

Duke komentuar përkujtimin ndërkombëtar të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Trump kritikoi faktin që SHBA, sipas tij, nuk e feston mjaftueshëm fitoren: “Vende të tjera festuan fitoren e Luftës së Parë Botërore. Të vetmit që nuk festuan ishim ne – dhe ne ishim ata që e fituam luftën. Pa ne, të gjithë do të flisnit gjermanisht sot”.

Presidenti vlerësoi fuqinë e ushtrisë amerikane, duke e cilësuar si “forca më e madhe në tokë”, dhe tha se nuk ka frikë më të madhe për armiqtë sesa ajo që përfaqëson ushtria e SHBA-së.

Në një tjetër veprim simbolik me përmbajtje të qartë ideologjike, Trump njoftoi rikthimin e emrave të disa bazave ushtarake të cilat kishin ndryshuar pas lëvizjeve për de-konfederatizimin e ushtrisë. Bëhet fjalë për emrat e gjeneralëve të ushtrisë së Konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane, përfshirë Fort Robert E. Lee, Fort Hood, Fort Polk dhe të tjerë.

“Si president, dua të falënderoj çdo person që ka shërbyer në ushtri. Dhe dua të nderoj trashëgiminë tonë ushtarake duke rikthyer emrat e vërtetë të fortëve tanë”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit