Don Xhoni ‘shkrihet’ pas fotografes në listën e Forbes

Don Xhoni duket se ka tërhequr vëmendjen e botës ndërkombëtare të modës, ose të paktën të një prej emrave më të njohur të saj.

Në një nga postimet e fundit të reperit në llogarinë e tij në Instagram, ka rënë në sy një ndërveprim mjaft interesant që nuk u ka shpëtuar ndjekësve. Mes mijëra komenteve, ka spikatur ai i Nima Benatit, fotografes së famshme italiane e cila është e njohur për punën e saj me markat më të mëdha botërore dhe është vlerësuar nga prestigjiozja Forbes në listën e famshme “30 nën 30”.

Kjo është një njohje elitare për suksesin dhe ndikimin e saj si një nga fotografet më të talentuara në industrinë globale të modës. Megjithatë, talenti i saj dhe puna pa pushim me marka gjigante luksi si Dior, YSL dhe Dolce & Gabbana kanë ditur të përkthehen në të ardhura mjaft të majme financiare për italianen bukuroshe.

Nima ka zgjedhur t’i lërë reperit një koment të shkurtër me një emoji tigri, një detaj që i ka rënë menjëherë në sy Don Xhonit.

Reperi nuk e ka lënë me kaq këtë ngacmim të vogël virtual, por i ka bërë “like” komentit dhe i ka kthyer përgjigje me një emoji të një fytyre që shkrihet, duke lënë të kuptohet qartë se e ka mirëpritur këtë vëmendje nga fotografja e njohur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit