spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Dodik sfidon sërish urdhër-arrestin: Merr pjesë në tubimin pro-Vuçiq në Beograd

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ndodhet sot në Beograd, pavarësisht faktit se ndaj tij është lëshuar një urdhër-arrest në mes të muajit mars, duke kaluar kështu përsëri kufirin shtetëror.

Dodik ka ardhur në kryeqytetin serb për të marrë pjesë në tubimin “Nuk e japim Serbinë”, organizuar në mbështetje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan klix.ba.

Në orët e mëngjesit, ai ishte i ftuar në televizionin pro-qeveritar Informer TV, ku u shfaq së bashku me zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vulin. I pyetur nga moderatori Dragan J. Vuçiqeviq se sa pjesëmarrës parashikonte për tubimin, Dodik tha: “Është e vështirë për mua të vlerësoj, por po vijnë shumë njerëz nga RS-ja. Me shpenzimet e tyre. Besoj se do të jenë disa qindra mijëra vetë. Kjo nuk ka të bëjë me Vuçiqin, me politikën… kjo është çështje e popullit serb.”

Më vonë, gjatë bisedës me Vulinin, Dodik u shpreh se “Bosnja dhe Hercegovina ka synime të këqija për serbët”.

Tubimi “Ne nuk heqim dorë nga Serbia”, i thirrur nga presidenti Vuçiq, po mbahet në një kohë kur në vend po zhvillohen protesta të vazhdueshme studentore që prej disa muajsh.

Në ngjarje ishin të pranishëm edhe kryeministri në largim, Millosh Vuçeviq, ministri i Punëve të Brendshme në largim, Ivica Daçiq, si dhe figura të tjera të larta politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit