spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Doarsa Kica Xhelili rikandidon përsëri për deputete

Ajo thotë se gara e sivjetshme është më sfiduese për shkak të gjendjes shëndetësore dhe shtatzënisë, por apelon për politikë pa ego dhe fokus te problemet e vendit.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka konfirmuar se do të rikandidojë për një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka zgjedhur numrin 4 në listën zgjedhore të partisë.

Ish-deputetja ka treguar se rikandidimi i saj këtë herë vjen në rrethana më të vështira, “për shkak të gjendjes sime shëndetësore dhe sfidave të shtatzënisë”, siç është shprehur ajo.

Kica Xhelili ka theksuar se angazhimi politik duhet të jetë i çliruar nga egoja personale, duke apeluar që energjia dhe fokusi të drejtohen te sfidat reale që e mbajnë vendin peng, e jo te konfliktet e brendshme partiake apo politike.

Ajo nënvizoi se pavarësisht vështirësive personale, mbetet e përkushtuar për të kontribuar në proceset që, sipas saj, kërkojnë seriozitet dhe bashkëpunim për të ardhmen e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit