Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas rizgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të partisë, duke shpërndarë në Facebook postimin e tij falënderues për besimin dhe demokracinë e treguar në Kuvend.
Krahas shpërndarjes së postimit, ajo ka dhënë edhe një mesazh simbolik, duke theksuar se e vërteta gjithmonë del në pah, pavarësisht zhurmës apo sulmeve.
“Disa gjëra nuk thuhen, sepse shihen. Disa tjera thuhen ndryshe nga ç’janë, por në fund shpërfaqen dhe ato. Në fund, mbetet e vërteta ajo që sfidon edhe mjetet më të pakursyera, fjalët më të pamatura, e zhurmën më të sforcuar”, ka shkruar Kica-Xhelili.








