spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

“Do të tregoj çfarë po bëje në Palm Beach”, Mbape kërcënohet nga një reper: Me kë e ke marrë virusin

Në luftën e fjalëve dhe kërcënimeve ligjore midis Kilian Mbape dhe presidentit të PSG-së, Naser Al-Khelaifi, shfaqet dikush papritur. Ai është një reper dhe diskograf francez shumë i njohur me origjinë senegaleze, njihet me emrin “Booba”, që është emri i tij artistik, ndërsa emri i vërtetë është Eli Jafa.

Çfarë bëri ai? Ai bëri një paralajmërim shumë të qartë në rrjetet sociale drejtuar futbollistit të Realit të Madridit i cili u largua keq, shumë keq nga klubi parisien: “Do të tregoj çfarë po bëje në Palm Beach, si dhe me kë e ke marrë virusin”.

Një frazë që nuk është aspak e rastësishme dhe që i referohet gjendjes shëndetësore dhe humbjes drastike në peshë të lojtarit, i cili deri më tani ka qenë jashtë skuadrës së Realit në Kupën e Botës për Klube pasi u shtrua në spital për gastroenterit akut.

Shpërthimi i “Booba” (dhe nuk është i vetmi kundër Kilian) është një tjetër kulm tensioni klub-lojtar, një telenovelë me shumë përplasje. E fundit në rend kronologjik është ankesa për ngacmim moral me të cilën Mbape e ka futur përsëri PSG-në në lojë, tashmë të paditur për kompensim milionësh që nuk është marrë sipas kontratës.

Tani artisti që jeton në Miami e ka “këshilluar fuqimisht” sulmuesin të heqë dorë, të ulë stekën e tij dhe të lërë mënjanë kokëfortësinë e tij ndaj drejtuesit të lartë. Përndryshe, nënkupton ai, do të humbasë durimin dhe do të tregojë gjithçka.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit