spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

DnV del me rezultate, tregon sa i mori VV

Në përmbyllje të procesit të votimit, vëzhguesit nga Demokracia në Veprim (DnV) raportojnë se procesi i votimit është mbyllur në kohë në gati të gjitha vendvotimet. Në përafërsisht 10% të vendvotimeve ka pasur qytetarë që kanë pritur në rradhë për të votuar dhe që janë lejuar të votojnë.

Sipas Ismet Kryeziut i cili foli në emër të DnV-së tha se i gjithë procesi i votimit, që nga hapja e vendvotimeve në orën 07:00 ka rrjedhur në atmosferë të qetë, me disa parregullësi kryesisht të natyrës procedurale e teknike. Votuesit patën qasje të lirë dhe të barabartë në procesin e votimit.

DnV raporton se dalja e përgjithshme e votuesve deri në mbyllje të vendvotimeve ishte 45% me margjinë gabimi (+/- 0,76).

“Në këtë përqindje nuk është përfshirë dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit. Rikujtojmë se dalja e votuesve në zgjedhjet e parlamentare të 9 shkurtit në intervalin e njejtë kohor ishte 44.1%, ndërsa dalja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2021 ishte 48,78%. Të drejtë vote në këto zgjedhje në Kosovë kishin 1,999,204 qytetarë”, tha Kryeziu.

Zbatimi i rregullës që lejon votimin me asistencë vetëm në rastet kur prezantohet dokumenti mjekësor ka bërë që fenomeni i votimit me asistencë të bie ndjeshëm krahasuar me proceset e kaluara zgjedhore. Përgjatë 12 orëve të procesit të votimit, më pak se 1% të votuesve kanë votuar me asistencë. Raste kur asistenca nuk ishte regjistruar sipas rregullave, është hasur në 11% të vendvotimeve, deri në 10 raste.
Deri në orën 19:00, në mbi 30% të vendvotimeve është hasur votim me dokumente me afat të skaduar (deri në 10 raste) ndërsa numri i rasteve kur është fotografuar fletëvotimi është 32 përgjatë gjithë ditës.

Rezultatet Preliminare sipas DnV-së:

Lëvizja Vetëvendosje – LVV 48,01% (Margjina e gabimit +/-1,64%)
Partia Demokratike e Kosovës – PDK 20,84% (Margjina e gabimit +/-1,38%)
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK 13,49% (Margjina e gabimit +/-0.82%)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK 5,73% (Margjina e gabimit +/-0.83%)
NISMA Socialdemokrate 1,70% (Margjina e gabimit +/-0,55%)
Srpska Lista – SL 5,55% (Margjina e gabimit +/-1,81%)
Za Slobodu, Pravdu i Opstanak – SPO 0,95% (Margjina e gabimit +/-0,53%)

**Në rezultatet preliminare nuk janë të përfshira votat nga jashtë dhe votat me kusht
**Pragu zgjedhor prej 5% aplikohet për subjektet politike që nuk garojnë për vendet e rezervuara
**Margjina e gabimit është për rezultatet e secilit subjekt politik
**Rezultati nga procesimi i 85% të të dhënave.

DnV rikujton se pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike, kutitë e votimit do të dërgohen në Qendrat Komunale të Numërimit, në përcjellje të Policisë së Kosovës. Nga mëngjesi i nesërm, kutitë do të rihapen dhe do të fillojë procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike e pastaj i numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike.

DnV kërkon nga subjektet politike të përmbahen nga festimet e parakohshme dhe të presin shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ në mënyrë që procesi të përmbyllet në atmosferë të qetë dhe demokratike, sikurse ishte gjatë gjithë ditës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit