Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut në trevjetorin e rënies së tij

Në trevjetorin e rënies së heroit Afrim Bunjaku, familjen e tij e kanë vizituar djemtë e krerëve të UÇK-së, Altin Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli.

Ata kanë qëndruar për disa minuta pranë familjes Bunjaku, për t’u shprehur ngushëllime dhe për të nderuar kujtimin e rreshterit të Policisë së Kosovës.

Afrim Bunjaku është përkujtuar sot edhe me ceremoni shtetërore në vendin ku ra në krye të detyrës, në Banjskë të Zveçanit.

Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, gjatë sulmit të armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, të cilin autoritetet e Kosovës e kanë lidhur me grupin e udhëhequr nga Milan Radojçiq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit