spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Djali i Xhavit Hazirit: Nuk lejojmë që sakrifica të barazohet me faj

Lirim Haziri, djali i Xhavit Haziri, bashkëthemelues i Ushtria Çlirimtare e Kosovës i zhdukur që nga viti 1998, ka deklaruar se 17 shkurti nuk është vetëm festë, por është një betim që nuk duhet lejuar të përbaltet.

Duke folur në marshin “Drejtësi, jo politikë”, Haziri tha se nuk duhet të lejohet që sakrifica të barazohet me faj dhe se kujtesa për luftën dhe të zhdukurit duhet të ruhet.


“Sot flas para jush si djali i Xhavit Hazirit, heroit të kombit, i zhdukur në vitin 1998. Një hero që doli për liri dhe nuk u kthye më kurrë… Ne sot të mbledhur këtu nuk jemi familje të ndara, por jemi një familje e madhe e sakrificës. Jemi familja e Rexhës, familja e baçit Jakup, familja e Veselit e familja e Hashimit. Sepse sakrifica e UÇK-së, nuk i përket vetëm një familjeje, i përket të gjithë kombit. Prandaj 17 shkurti nuk është vetëm festë, është betim që nuk e harrojmë sakrificën, betim që nuk lejojmë të përbalten luftëtarët tanë. Betim që nuk e ulim kokën para padrejtësisë. Nuk do të lejojmë që sakrifica të barazohet me faj.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit