Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, i ka reaguar zëdhënësit të VV-së. Arlind Manxhuka, i cili protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale e ka quajtur të vonuar.
Ai ka vlerësuar se kjo logjikë e ka mbajtur Kosovën mbi 100 vjet nën okupimin serb.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në protestën e sotme nuk po kërkohet mëshirë, por drejtësi.
“Logjika ‘është 10 vjet vonë’ e ka mbajtur Kosovën mbi 100 vjet nën okupim serb. Më mirë vonë se kurrë. Nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë vetëm drejtësi”, ka shkruar Krasniqi.










