Djali i Jakup Krasniqit: Bisedat me babanë tim për përfshirje në politikë nuk mund të barazohen me deklaratat politike të Kurtit

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij në emisionin “Politiko”.

Ai ka sqaruar se një bisedë private me babain e tij nuk mund të krahasohet me deklaratat publike të Kryeministrit Albin Kurti lidhur me ndikimin e supozuar të ish-liderëve të PDK-së në politikë.

“Biseda ime mbetet një komunikim familjar dhe personal, ndërsa deklarata e Kurtit vetëm sa e përforcon bindjen dhe përçon mesazhin se ata duhet të vazhdojnë të mbesin në paraburgim duke u thirrur në një ndikim të supozuar politik, pa asnjë bazë”, u shpreh Altin Krasniqi.

Ai kritikoi edhe deklaratat e Kurtit për ndikim në proceset gjyqësore, duke theksuar se përfaqësuesit institucionalë duhet të jenë të kujdesshëm në deklarimet publike.

Krasniqi mohoi gjithashtu pretendimin e ngritur në emision për një incident gjatë votimit të Gjykatës Speciale, ku sipas tij ishte thënë se Rexhep Selimi ia kishte marrë mikrofonin babait të tij. “Kjo nuk është aspak e vërtetë. Gjatë votimit të Gjykatës Speciale, babai im nuk ka pasur asnjë funksion institucional shtetëror – nuk ka qenë as deputet dhe as kryetar i Kuvendit”, theksoi ai.

Në fund të reagimit, ai rikujtoi se çdo deputet ka të drejtë të votojë sipas bindjes së tij dhe se Kuvendi i përket qytetarëve, jo interesave të ngushta personale apo partiake.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit