spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Djali i ish-deputetit Nasuf Bejta i bashkohet ekipit të Ferit Idrizit

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka prezantuar sot një emër të ri që i bashkohet ekipit të tij për zgjedhjet komunale: Fidan Bejta, një figurë e njohur në komunë për angazhimin e tij shoqëror dhe publik.

I lindur në fshatin Smrekonicë, Fidan Bejta vjen nga familja e njohur Bejta, e cila ka një histori të gjatë kontributi para, gjatë dhe pas luftës. Ai është djali i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Nasuf Bejta, i njohur për rolin e tij në jetën politike dhe kombëtare.

Fidan Bejta është aktiv prej vitesh në çështjet publike dhe sociale, duke u angazhuar në ndihmën e familjeve në nevojë, organizimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore për të rinjtë, si dhe promovimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit në nivel lokal.

Aktualisht, ai ushtron detyrën e kryetarit të Këshillit Lokal për gjashtë fshatra: Smrekonicë, Dobërllukë, Pasomë, Bajskë, Sllatinë dhe Tërllobuq, ku është vlerësuar për ndershmërinë dhe përkushtimin në përfaqësimin e interesave të qytetarëve.

Me përvojë në fushën e sipërmarrjes dhe komunikimit me publikun, Bejta shihet si një vlerë e shtuar për ekipin e Idrizit. Ai do të jetë pjesë e listës për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e ardhshme, për të përfaqësuar zërin e qytetarëve të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj së mirës së përbashkët.

“Përfshirja e Fidanit është një mesazh i qartë për vlerat që përfaqësojmë – përkushtim, punë dhe ndershmëri”, ka shkruar Idrizi në njoftimin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit