spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Djali i Fadil Fazliut: Babai ndodhet në zyret e EULEX-it, pritet të dërgohet në

Sot nga Specialja është arrestuar Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fazli e Bahri Fazliu.

Pas arrestimit të tij, në një prononcim për media ka folur djali i tij, Fahri Fazliu.

“Sot rreth orës 8 të mëngjesit te banesa e tij në Kodër të Diellit ku edhe është bastisur para një viti, është arrestuar me 3-4 kerre të forcave të EULEX-it me urdhër të Dhomave të Specializuara Fadil Fazliu, babai im. Përndryshe Fadili ka qenë pjesë e UÇK-së, është vëllai i heronjve Fazli dhe Bahri Fazliu”, tha ai.

Ai shtoi se Fadil Fazliu ka qenë vetëm duke shkuar në punë dhe se me të s’ka qenë askush.

“Ai ndodhet në zyret e EULEX-it, pritet të dërgohet në Hagë”, derisa shtoi se nuk i është thënë arsyeja.

Ai tha se tashmë e kanë konsultuar avokatin Skënder Musa.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit