spot_img
spot_img
Wednesday, January 28, 2026
spot_img
spot_img

DJ Gimbo “i tërheq veshin Rogertit”, e ndalon të flasë për tragjedinë familjare të Gjestit

Një moment i ngarkuar emocionalisht është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, ku një bisedë mes banorëve ka prekur një nga temat më delikate që lidhen me jetën personale të këngëtarit Gjesti, duke krijuar siklet dhe reagime të menjëhershme.

Gjatë një diskutimi para kamerave, Rogerti ka përmendur tragjedinë familjare të Gjestit, duke ia drejtuar bisedën DJ Gimbos. Ky i fundit, Gëzim Blakaj, emri i tij i vërtetë, është mik i ngushtë i këngëtarit dhe ka qenë pranë tij në momentet më të rëndësishme të jetës dhe karrierës.

Biseda u ndal shpejt nga DJ Gimbo, i cili u shpreh qartë se nuk dëshironte të hapej kjo temë, veçanërisht në prani të kamerave.

Pjesë nga biseda:

Rogerti: “Si ka mundësi, normal që ndodhi fatkeqësia e Gjestit.”
DJ Gimbo: “Leje bre vëlla.”
Rogerti: “Më ka ardhur shumë keq.”
DJ Gimbo: “Nuk e kam qejf këtë temë, sidomos para kamerave hiç hiç të bëj muhabet.”

Kujtojmë se Gjesti, fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, përjetoi një nga periudhat më të vështira të jetës së tij pas ndarjes tragjike nga jeta të vëllait. Pas kësaj humbjeje, këngëtari u tërhoq për një kohë nga muzika dhe nga vëmendja publike.

Megjithatë, sipas burimeve pranë tij, Gjesti pritet të rikthehet së shpejti me projekte të reja muzikore, duke sinjalizuar një kapitull të ri artistik pas një periudhe të vështirë personale.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit