Gjatë intervistimit të tij, i akuzuari Kushtrim Kokalla ka dhënë detaje për takimet me të akuzuarit e tjerë, Naim Murselin dhe Granit Plavën.
Kokalla ka thënë se ditën kur është intervistuar Naimi nga Policia, ka qenë Valon Lluka tu e majt për krahu.
Tutje ai shton se Lluka iu kishte thënë a mundet me nejt dikush me Naimin sonte, ku edhe ka vendos me qëndru Kushtrimi.
Dhomën e hotelit Swiss e kishte paguar Lluka pasi Naimi kishte thënë se nuk ka para me veti.
Kushtrimi tha edhe se në natën që ka qëndru me Naimin në Swiss, e ka thirrë në telefon Graniti i ka thënë a po vjen në Lit, në Prishtinë, por ky i ka thënë që e ka një rast familjar.








