Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët për Ditën e Forcës, duke e cilësuar Ushtrinë e Kosovës si një burim force dhe krenarie kombëtare.
Haradinaj i është bashkuar Gjeneral Gzim Hazrollit në një ekspozitë për nder të Gjeneralit amerikan James Mattis, duke falënderuar SHBA-të për kontributin në ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës.
“Nga zemra i uroj shëndet Gjeneralit Mattis, të gjithë ushtarëve amerikanë që shërbejnë në Kosovë, dhe i dërgoj përshëndetjet më të përzemërta Presidentit Trump, në mandatin e të cilit Kosova formoi Ushtrinë,” tha Haradinaj.
Ceremonitë e Ditës së Forcës u zhvilluan në gjithë vendin, duke theksuar rolin e FSK-së në sigurinë e Kosovës.






